Transmetuar më 25-06-2024, 14:56

KOSOVË- Gjykata ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, autorët e dyshuar për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademajt më 29.11.2023, ish bashkëshortin e saj Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën.

Krimi i rëndë tronditi Kosovën ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë ku fillimisht u raportua si një grabitje nga ana e bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit, i cili më vonë u zbulua se kishte planifikuar të gjithë ngjarjen për vrasjen e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve të tyre.

Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit