Transmetuar më 25-06-2024, 13:25

Nga Ylli Manjani

Pyetjet reale për çështjen "Onkologjiku" nuk lidhen më përse korruptohen mjekët, por a ka më kuptim "shëndetësia falas"?! Përse nuk ka barna mjaftueshëm për të gjithë pacientët?! Se kur nuk ka për të gjithë, fillojnë favoret korruptive.

Kush nuk do ta paguante çmimin e korrupsionit në këto rrethana?! Përse vendoset personeli mjekësor në rrethana ekstreme, ku i duhet të përzgjedhë kush "meriton" të trajtohet dhe kush jo?! Pa vëreni veten në vend të atyre mjekëve dhe infermierëve dhe testojeni burrninë njëherë!

Kur do ta kuptojmë se sistemet janë ato që krijojnë gropa çnjerëzore dhe i detyrojnë njerëzit të sillen egërsisht?! Kaq shumë pyetje ka, sa nuk na bie radha të interesohemi për cilësinë e aryre barnave dhe eficensën e tyre!!!

Nuk marr në mbrojtje asnjë abuzues. Absolutisht jo! Sidoqoftë, sot e gjithë ditën skemat e menaxhimit publik në shëndetësi janë korruptive dhe vetëm korrupsion prodhojnë. Është ulëritëse kjo gjendje, kur mendon se si skemat korruptive të sistemit të korruptuar i detyrojnë njerëzit të blejnë ditët e jetës së tyre!

Është gjithashtu ulëritëse të mendosh që ky dështim i rëndë, që paguhet me jetë njerëzisht, do të zgjidhet duke pëgjuar e dënuar disa mjekë e infermierë. Është sistemi i keq, o njerëz! Nga ana tjetër, sistemi i keq nuk është justifikim për asnjë trajtim çnjerzor. Sistemi aktual duhet përmbysur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit