Transmetuar më 25-06-2024, 11:20

Rrymat ajrore të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë gadishullin e Ballkanit duke sjellë mot të paqëndrueshëm.

E Martë 25 Qershor 2024

Në vendin tonë moti pritet të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 16/30°C

– Zonat e ulëta 18/34°C

– Zonat bregdetare 21/32°C

Kosova për dt. 25 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –17°C në mëngjes deri në 30°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë 26 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 16/33°C

– Zonat e ulëta 18/37°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Moti për 5 ditë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sajë tërheqes grauale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Për pjesën më të madhe të ditëve moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites.

Këto vranësira në këto zona do të shhoqërohen me reshje shiu të doëbta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.

Prezencë të grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit