
Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, e komentoi si më poshtë, siç raportohet nga “Uefa.com”, barazimin 1-1 kundër Zvicrës: "Në fund është një pikë e merituar. Natyrisht, kur dilni në kundërsulm rrezikoni dhe mund të pësoni. Bëmë mirë dhe e merituam barazimin”.
Për ekipin zviceran: "Ishte një kundërshtar i madh, luajti një ndeshje argëtuese. Ne bëmë mirë taktikisht".
Për Fullkrug: "Ai shënoi përsëri, një gol me peshë. Është i rëndësishëm për ne. Jemi të lumtur që e kemi këtë lloj lojtari, që mund ta nisë edhe nga pankina.
Është e rëndësishme të kemi lojtarë që mund të shënojnë gola vendimtarë duke hyrë si zëvendësues. Ne i analizojmë kundërshtarët për të zgjedhur formacionin startues dhe më pas mund të hedhim disa lojtarë nga pankina".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





