Transmetuar më 23-06-2024, 19:03

Një nga personat cili është plagosur në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksidentin e ndodhur në Prishtinë, ka humbur jetën.

Lajmi bëhet i ditur nga mjeku i cili kujdesej për të, duke deklaruar se pacienti ka mbërritur në spital pa shenja jete.

“Po, ka qenë në Ortopedi. E kanë sjellë pa shenja jete”, deklaroi mjeku Ejup Govori, raportojnë mediat e Kosovës.

Në aksidentin e rëndë mbrëmë ishin të përfshira pesë vetura.

Derisa si pasojë e këtij aksidenti katër mbetën të lënduar, njëri prej tyre rëndë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd