Transmetuar më 21-06-2024, 22:03

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë këtë javë Shqipërinë ka shënuar kulmin ditën e sotme me temperatura që shkuan mbi 42 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja nga Meteoalb, temperatura më e lartë është shënuar në Berat, aty ku termometri shënoi 42.5 gradë C.

Sipas parashikimeve, situata nis të normalizohet nga nesër, pasi do të ketë një rënie të të nxehtit me 4-5 gradë.

Vala afrikane pritet të tërhiqet nga vendi nga dita e diel.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd