Transmetuar më 21-06-2024, 15:20

Policia e Kosovës, ka njoftuar për katër raste të vdekjes në Prishtinë, të cilat janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Në raportin policor rasti cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Telegrafi i ka shkruar Policisë për detaje shtesë dhe është në pritje të informacioneve.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”, ka deklaruar ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd