Transmetuar më 20-06-2024, 12:04

Renditja flet vetë. Një statistikë e përpiluar nga "Transfermarkt" ka zbuluar se cili është trajneri më i suksesshëm në Serie A, duke filluar nga viti 1929 e deri më sot. Parametrat e marrë në konsideratë janë pikët e fituara për ndeshje për të gjithë trajnerët që janë ulur në stol, të paktën 50 herë në ndeshjet zyrtare të kampionatit.

Në vend të parë qëndron Antonio Conte, trajneri i ri i Napolit. Në 6 sezonet e kaluara në Serie A deri më tani, në krye të Atalantës, Juventusit dhe Interit, ai ka drejtuar gjithsej 188 ndeshje, duke mbledhur një mesatare prej 2.26 pikësh (për ndeshje), ose në total 424 pikë.

Në vendin e dytë, disi çuditërisht, lexojmë emrin e Leonardos, një trajner brazilian që në të kaluarën ka drejtuar Milanin, me një mesatare prej 2.02 pikësh për ndeshje. Massimiliano Allegri renditet i treti me mesatarisht 2 pikë për ndeshje.

Në këmbët e podiumit gjejmë Fabio Capello, në vendin e pestë (1.97 pikë për ndeshje), ndërsa më pas Rudi Garcia dhe Simone Inzaghi (1.96 pikë për ndeshje). Maurizio Sarri është i dhjeti në këtë renditje speciale (1.91 pikë për ndeshje). José Mourinho është më mbrapa, i 14-ti (1.87 pikë për ndeshje), një hap mbi Arrigo Sacchi dhe një më poshtë se Rino Gattuso.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd