Transmetuar më 20-06-2024, 11:07

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Cetinje të Malit të Zi. Nga shpërthimi u vranë dy persona dhe tre të tjerë u plagosën, bëri të ditur policia më 20 qershor.

Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 në hyrje të Qendrës së Sportit. Një numër i madh i zyrtarëve policorë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për këtë ngjarje.

Për shkak të fuqisë së shpërthimit, xhamat në ndërtesën e Qendrës së Sportit janë thyer dhe një pemë është rrëzuar, raportoi RTV Cetinje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd