Transmetuar më 19-06-2024, 12:29

Është shfaqur një lloj i ri i koronavirusit i quajtur FLiRT KP.3.

Ky variant është pjesë e një treshe të njohur si variantet FLiRT dhe sapo ka tejkaluar një variant tjetër FLiRT KP.2 si lloji më i zakonshëm i koronavirusit në Amerikë, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton noa.al.

PK.2 u bë dominuese në javët e kaluara, por tani rritja e saj është ngadalësuar.

Të dy, KP.3 dhe KP.2 janë "shumë, shumë të ngjashëm" me variantin JN.1 që dominoi valën e infeksioneve të dimrit të kaluar, sipas cbsnews që citon sot noa.al.

Simptomat

Simptomat e KP.3 janë të ngjashme me simptomat e koronavirusit:

ethe

kollë

gulçimë ose vështirësi në frymëmarrje

lodhje

dhimbje të muskujve ose të trupit

dhimbje koke

humbja e shijes ose nuhatjes

dhimbje të fytit

hundë të bllokuar ose me rrjedhje

nauze ose të vjella

diarre

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd