Transmetuar më 19-06-2024, 12:17

Jemi gjithmonë në dilemë se cilat rroba banje të blejmë, sepse oferta është plot ngjyra dhe është e vështirë t’i rezistosh, por cila është zgjedhja e duhur për llojin e trupit tuaj?

Sado që trendet të na imponojnë çdo vit rroba banje të ndryshme dhe sado joshëse dhe të bukura të jenë, sërish duhet t’i japim përparësi modelit që i përshtatet strukturës trupore.

1. Mollë – stomak i theksuar

Rrobat e banjës një copëshe me detaje të veçanta në zonën e stomakut janë zgjidhja ideale për këtë konstrukt. Përveç kësaj, dekolteja Hollywood V është një detaj që do të drejtojë vëmendjen nga stomaku tek dekolteja. Nëse zgjidhni kostume me dy pjesë, ju rekomandojmë mbathje me dekorime si harqe apo detaje metalike në ije që do t’i theksojnë ato.

2. Dardhë – të pasmet e theksuara

Për këtë formë trupi ju rekomandojmë kostume dypjesëshe me pjesën e sipërme efektive, që do të thotë se ka dekorime si rrufe ose kanë një model shumë të spikatur, ndërsa mbathjet duhet të jenë të thjeshta. Shmangni bokserat apo pantallonat me fustanellë dhe detaje të ngjashme që nxjerrin në pah më tej ijet.

3. Hourglass – kthesa të theksuara

Nëse busti dhe ijet kanë përafërsisht të njëjtën gjerësi dhe beli është dukshëm më i hollë, trupi juaj ka një formë orë rëre. Kjo do të thotë që ju mund të përballoni pothuajse çdo model dhe prerje rroba banje.

4. Konstrukt sportiv – trup pa kthesa të theksuara

Nëse gjoksi, beli dhe ijet janë afërsisht të njëjta, atëherë trupi juaj është atletik. Kur zgjidhni një palë rroba banje, duhet të zgjidhni ato që theksojnë dekoltenë dhe këmbët. Për shembull, pjesa e sipërme që është e prerë bukur në mes të gjoksit dhe është e lidhur rreth qafës, dhe pjesa e poshtme me një rrip që do të nxjerrë në pah belin tuaj.

Një zgjedhje e shkëlqyer janë edhe kostumet me vija horizontale dhe modelet me “rrip” në zonën e stomakut. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd