Transmetuar më 19-06-2024, 10:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se në mbarë Kosovën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celcius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 27 deri në 34 gradë celcius.

Gjithashtu, njoftohet se do të fryjë erë në drejtimin jugperëndim me një shpejtësi prej 1-2 m/s.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd