Transmetuar më 19-06-2024, 08:01

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe vranësira të pakta ku më më theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimatre në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 39 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Kucovës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Do të depërtojnë edhe në Kosovë; masat ajrore Afrikane duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Kosovën ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por rriten maksimumet duke u luhatur nga 12°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 32°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd