Transmetuar më 18-06-2024, 22:45

Rënia e flokëve do të marrë fund, dhe rezultatet do të duken shumë shpejt

Nëse i kushtoni flokëve tuaj kujdesin e duhur, do të keni flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, gjë për të cilën përpiqen shumica e femrave.

Mund ta arrini këtë me një shampo mrekulli për rritjen dhe forcimin më të shpejtë të flokëve, që do t’i ndihmojë ato të jenë të harlisura dhe të shëndetshme.

Bëjeni vetë këtë shampo dhe përdoreni sa herë që lani flokët dhe së shpejti do të vini re rezultatet e dëshiruara.

Përbërësit:

– 10-15 thelpinj hudhër

– 1 lugë gjelle vaj ulliri

– 1 shishe shampo që përdorni zakonisht

Përgatitja:

Pastroni hudhrat, lani mirë çdo thelpi, përziejini me blender për të marrë një lëndë kremoze. Shtoni pak ujë në të dhe vazhdoni të grini hudhrën derisa lënda të bëhet plotësisht kremoze.

Shtoni vaj ulliri.

Përziejini përbërësit derisa të bashkohen mirë.

Përzieni pastën e hudhrës me shampon.

Ruajeni këtë shampo në një shishe të mbyllur mirë.

Si duhet përdorur:

Lani flokët me këtë shampo çdo herë, 2 deri në 3 herë në javë.

Një këshillë tjetër e rëndësishme:

Vaj geraniumi

Shtoni vaj geranium në shampon ose maskën – balsamin tuaj ekzistues të flokëve. Kjo ndihmon në rritjen e qarkullimit të lëkurës së kokës.

Flokët rriten më shpejt dhe janë më rezistente ndaj ndikimeve të jashtme.

Disa pika të këtij vaji esencial në shampo ose balsam do të bëjnë një ndryshim të madh.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd