Transmetuar më 18-06-2024, 17:34

Range Rover Event në Shqipëri, një udhëtim ekskluziv i projektuar për klientët e Range Rover, ofroi një përvojë të pashoqe duke kombinuar luksin me bukurinë e vozitjes në rrugë

Eksperienca nis me Range Rover

Eventi filloi me një vizitë në showroom-in e Mektrin Motors, ku të ftuarit u mirëpritën dhe u njohën me risitë e reja.

Më pas, flota e makinave RANGE ROVER u nis drejt Manastirit të Ardenicës, një udhëtim komod drejt historisë, ushqimeve organike dhe terreneve të paeksploruara.

Nga Ardenica, udhëtimi vazhdoi drejt plazhit të Jugut në Livadh, ku të ftuarit u akomoduan në një prej hoteleve më luksoze të zonës.

Nata e parë përfundoi me një darkë surprizë dhe një festë në plazh, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit.

Në valet e detit me Mektrin Marine

Dita e dytë ishte e dedikuar tërësisht prezantimit dhe testimit të mjeteve lundruese luksoze nga Mektrin Marine.

Nën freskinë e dallgëve të detit dhe komoditetin e mjeteve lundruese nisi rrugëtimi nëpër vale, për të përjetuar ndjesinë që këto mjete përcjellin.

Thesaret e Mektrin Marine lundruan në brigjet e kaltra të Jonit, duke shoqëruar trokitjet e gotave dhe kohën e bukur mes miqve

Range Rover me kompaninë Mektrin ka hapur kështu një kapitull të ri, duke u ofruar entuziastëve të adrenalinës dhe luksit mundësinë për të përjetuar aventurën si në rrugë ashtu edhe në ujë, duke provuar se përsosmëria dhe inovacioni janë gjithmonë prioritet i misionit të saj.

Post by @noanews
View on Threads

Përfaqësuesi zyrtar i markave prestigjioze si Jaguar, Land Rover, Volvo dhe Kia, Mektrin Motors ka ardhur 19 vite më parë në tregun shqiptar me një filozofi të qartë: të bëhet pika e referencës për të apasionuarit e makinave dhe jo vetëm.

Përgatiti: noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd