Transmetuar më 17-06-2024, 18:28
Autoblindi i parë shqiptar, prototipi i quajtur “Shota” është ekspozuar në panairin e madh të industrisë së mbrojtjes në Francë, Eurosatory.
Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar si kamera termale dhe nate dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë.
Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm.
Në panairin e Parisit ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd