Transmetuar më 14-06-2024, 21:58

Një grua në moshë të thyer ka humbur jetën pasi u dërgua në spital dhe hetimi nxori se ajo vdiq për shkak të ujit të ndotur që vinte në çezmat e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në Magnezia, Greqi dhe viktimë është një grua 82 vjeçare, raporton noa.al duke cituar tv shtetëror ERT.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një 82-vjeçare, e cila u sëmur nga uji i ndotur dhe brenda pak orësh shfaqi simptoma të rënda të gastroenteritit, ndërsa kishte temperaturë të lartë.

Gruaja fatkeqe ka ndjekur mjekimin e rekomanduar nga mjekët e Qendrës Shëndetësore Velestino, por gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe është transferuar në një klinikë në Volos, ku ka pësuar një atak kardiak, pas dobësimit total të trupit.

82-vjeçarja jetonte në Nea Aghialos por për shkak të problemeve shëndetësore javët e fundit ajo u zhvendos në shtëpinë e vajzës së saj në Stefanovikio. Vlen të theksohet se edhe vajza e të ndjerit është sëmurë me gastroenterit.

Ekspertët ndodhen në pikën e rezervuarit që furnizon rrjetin, për marrjen e mostrave të ujit dhe për analiza laboratorike, për të sqaruar dukurinë e shpërthimit të gastroenteritit në Magnezi.

Gjithashtu, sipas ERT, është bërë kontroll edhe në tre puset e ujësjellësit të dy fshatrave Rizomylos dhe Stefanovikiou, ku të premten e kaluar u zbuluan dhjetëra raste gastroenteriti. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd