Transmetuar më 14-06-2024, 20:04

Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, ka shkrumbuar 25 njësi tregtare dhe dy banesa.

Si pasojë e flakëve që përhapen me shpejtësi nga era rrezikohet edhe një shkollë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.

Policia raportoi më herët se banorët kanë nisur të evakuohen nga banesat përreth.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd