Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Kratovës, ku një 63-vjeçar dhe djali i tij janë vrarë me thikë nga nusja e këtij të fundit.
Nusja 36-vjeçare, e identifikuar me inicialet V.I. është arrestuar, ndërsa trupave të dy viktimave po u bëhet autopsia.
“Më datë 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babanë e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa 36 vjeçarja V.I. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor”, njoftojnë nga ministria e Brendshme maqedonase
Sipas ministrisë ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje të dyfishtë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd