Policia e Shtetit njofton kufizimet e lëvizjeve në akset kryesore rrugore në shkallë vendi për sezonin turistik, fundjavat dhe ditët e festave.
‘Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.
Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:
1-Shkodër-Hani Hotit Shkodër-Muriqan Shkodër-Plazhi Zogaj Shkodër-Plazhi Shirokë Shkodër-Velipojë Shkodër-Shëngjin
2-Lezhë-Shëngjin Lezhë-Patok Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës
3-Tiranë-Durrës Tiranë-Gjiri i Lalëzit
4-Elbasan-Pogradec Elbasan-Rrogozhinë
5-Durrës-Currila Durrës-Gjiri i Lalëzit Durrës-Kavajë Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës
6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit Kavajë-Spille Kavajë-Lushnjë
7-Fier-Lushnjë Fier-Seman Fier-Plazhet e Poros
8-Vlorë-Zvërnec Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë Sarandë-Qafë Botë Sarandë-Butrint
9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë Pogradec-Tushemisht
10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije
11-Bajram Curri-Qafë Morinë. Bajram Curri-Valbonë
Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas’, informon policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd