Transmetuar më 13-06-2024, 11:59

Dijonis Biba u shpall fituesi i edicionin e parë të “Ferma VIP”. Pas shumë sfidave, Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.

Urime të shumta ka patur në rrjetet sociale për Dijonisin, e mes tyre edhe Baby G.

“E meritove, my G”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se marrëdhënia e Baby G dhe Dijonisit ka qenë një nga më të komentuarat në Fermë. Ata u përfolën herë pas herë për një raport më shumë se miqësor, por nuk u pranua asnjëherë nga ana e të dyve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd