Transmetuar më 13-06-2024, 01:58

I riu Dijonis Biba, një personazh i njohur prej disa kohësh në rrjete sociale, ka fituar maratonën e reality show Ferma VIP, një prodhim nga Vizion Plus dhe Tring.

Biba shkoi në finale me aktorin Florian Agalliu pas një kalvari 82 ditor.

Produksioni tha se Dijonis Biba, u shpall fitues nga votat e publikut.

Më herët, Dijonis Biba, Ditea Berisha dhe Çiljeta Xhilaga u përballen të tre në sfida, ku vetëm Dijonisi arriti të fitonte.

Më pas Florian Agalliu dhe Dijonis Biba ishin dyshja ffinaliste.

Pas një maratone gjashtë orëshe në transmetim, pak çaste para orës 02 të mëngjesit, u njoftua se Biba arriti të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd