Është shoqëruar me debate mes delegacionit shqiptar dhe atij serb një mbledhje Komisioneve të Sigurisë së vendeve të rajonit të organizuar nga Qendra për Bashkëpunim të Sigurisënë Sarajevë të Bosnje Hergovinës.
Gjithçka nisi teksa delegacioni serb nisi të largohej nga mbledhja kur fjalën e mori delegacioni i Kosovës me pretendimin se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duhej përmendur Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ndërkohë që serbët po ngriheshin, fjalën e ka marrë delegacioni shqiptar, ku nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Ferdinand Xhaferaj theksoi se serbët janë duke e ekzagjeruar me Rezolutën 1244 duke abuzuar me përmbajtjen e saj.
Xhaferaj, në emër të delegacionit shqiptar theksoi se nëse palët do të fokusoheshin te pretendimet serbe se po thyhej ligji ndërkombëtar, atëhere sipas tij në këtë rezolutë nuk përmendet as Serbia si shtet, por i referohet si Republika Federala e Jugosllavisë.
“Per me teper, Serbia e di fare mirë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik 2010 me kërkesë të OKB shpalli verdiktin se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me Rezolutën 1244”, u shpreh Xhaferaj.
Debati zgjati disa minuta, ndërsa më pas u mbyll sesioni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd