Transmetuar më 12-06-2024, 21:03

Një aksident rrugor i parëndësishëm lejoi Policinë e Shtetit në Varese, që të nisë një hetim për trafikun e drogës në provincë dhe arrestoi 10 shtetas shqiptarë 

Varese, Itali – Janë arrestuar dhjetë shqiptarë në Itali pasi janë akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në zonën e Vareses. Hetimet për të dyshuarit kanë nisur që në vjeshtën e vitit të kaluar, por vetëm ditët e fundit u arrit të zbulohej skema dhe kjo, për shkak të një aksidenti të vogël.

Hetimi u përshpejtua gjatë një aksidenti ku u përfshi mjeti që drejtohej nga një i ri, të cilit i erdhi në ndihmë një shqiptar që rezultonte i njohur për përfshirjen e tij në nivele të konsiderueshme në trafikun e drogës në këtë zonë. Në një veshje të dyfishtë të mjetit u gjetën sasi droge.

Sektori i antidrogës u njoftua për të riun shqiptar i cili shpërndante drogë në këtë zonë. Ai u vu në pranga dhe më pas iu sekuestruan doza droge të ndara në qese të vogla gati për shpërndarje.

Nga hetimet e autoriteteve, koordinuar nga Prokuroria e Vareses, u zbuluan banesa dhe garazhe të regjistruara për palët e treta, por që dyshohet se i përkasin shqiptarit dhe vëllait të tij, të akuzuar si organizatorë të trafikut të paligjshëm.

Në aksionin policor u sekuestruan një kilogram kokainë dhe 7.4 kilogramë hashash, 6 armë zjarri, pistoleta, si dhe 50 mijë euro.

Dy vëllezërit shqiptarë, 42 dhe 39 vjeç, dyshohet se sillnin në Itali bashkatdhetarë të rinj, të cilët hynin në territorin fqinjë me vizë të rregullt turistike.

Mandej u jepenin makina, drogë, celularë dhe i regjistronin vendbanime në mënyrë fiktive, duke i paguar 5 euro për çdo dozë të shitur.

Kapot e këtij trafiku kontrollonin skemën e shpërndarjes së narkotikëve përmes përgjimit.

U zbulua edhe se sa herë që një nga trafikantët zbulohej nga policia, grupi trafikant e kthente menjëherë në Shqipëri për të mos cenuar funksionimin e trafikut, duke e zëvendësuar me një bashkatdhetar të ri.

Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit ishin “aktivë” në këtë mënyrë që nga viti 2021 dhe se xhiroja e tyre kalonte mbi 1000 doza të shitura çdo muaj me pagesë 50 euro doza. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd