Transmetuar më 11-06-2024, 13:41

E pazakontë në Pogradec!

Mësohet se një 33-vjeçar u ndalua për kontroll dhe në momentin që efektivët iu afruan, ai gëlltiti sasinë e kanabisit për ta fshehur. Pas kësaj ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd