Transmetuar më 11-06-2024, 12:59

Dënim historik në Spanjë, me 8 muaj burg dhe 2 vite përjashtim nga stadiumet e futbollit për tre tifozët e Valencias që ofenduan Vinicius Jr. me fraza raciste një vit më parë.

Vetë sulmuesi i Real Madridit, protagonist i episodeve të tjera të ngjashme, e ka komentuar lajmin në rrjetet sociale: "Unë nuk jam viktimë e racizmit, jam xhelati i racistëve.

Ky dënim i parë penal në historinë e Spanjës është për të gjithë njerëzit me ngjyrë. Le të kenë frikë, turp dhe të fshihen racistët e tjerë. Falënderoj La Liga-n dhe Real Madridin për kontributin në këtë pikë kthese".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd