Alarmi ra dje në mbrëmje. Tërheqja e detyruar e Teun Koopmeiners mbrëmë, në fazën e nxemjes para miqësores kundër Islandës, solli më të keqen e mundshme në kombëtaren holandeze.
Goditje e madhe për trajnerin Ronald Koeman, i cili tashmë kishte humbur po dje edhe mesfushorin tjetër, Frenkie de Jong për të njëjtin shkak, problemet me kyçin e këmbës. Tashmë është e konfirmuar: edhe mesfushori i Atalantës dhe fituesi i “Europa League” do të mungojë në Europianin e Gjermanisë.
Ja lajmi i trishtë që shpërndahet përmes rrjeteve sociale të kombëtares portokalli: "Teun Koopmeiners do të mungojë në ‘EURO 2024’. Mesfushori nuk do të mund të marrë pjesë, pasi u dëmtua dje gjatë nxemjes për miqësoren kundër Islandës. Jemi me ty, Teun".
Një miqësore para-evropiani për t’u harruar sa më shpejt. Jo për rezultatin përfundimtar të ndeshjes kundër Islandës, e fituar 4-0 (shënuan X.Simmons, Van Dijk, Malen dhe Weghorst), por për dëmtimin e minutës së fundit të pësuar nga një element thelbësor i “tabelës së shahut” të Ronald Koeman.
Pasi miqësores ndaj Islandës, trajneri Ronald Koeman u shfaq si zakonisht në konferencën për shtyp: "Nëse dikush nuk e meriton këtë dramë, ai është Koopmeiners. Lojtari ynë ka pasur një sezon të mrekullueshëm, mendoj se është pasojë e mega-kalendarit të ngjeshur.
E di që edhe Polonia u prek nga dëmtimi i Lewandowski. Situata e De Jong? Te Barcelona rrezikuan shumë më gjendjen fizike të De Jong dhe tani jemi ne që vuajmë pasojat”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd