Transmetuar më 11-06-2024, 12:02

"FIFA na injoron në vendimmarrje, lojtarët dhe klubet nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube. Një ndeshje e vetme e Real Madridit vlen 20 milionë euro, ndërsa FIFA dëshiron të na japë një shumë të tillë për të gjithë kompeticionin. Si ne, edhe klubet e tjera do ta refuzojnë ftesën".

Këto ishin fjalët e bujshme të trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti. Një qëndrim i prerë kundër pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve, që qarkulloi mëngjesin e së hënës në të gjitha mediat dhe tronditi botën e futbollit.

Një "kutie Pandore", të cilët Real Madridi i vuri menjëherë kapak përmes një deklarate zyrtare, ku nënvizonte të kundërtën e asaj që tha trajneri italian. "Korigjim shënjestre" ka bërë edhe vetë "Don Carlo", kësaj here përmes rrjeteve të tij sociale:

"Në intervistën time me ‘Il Giornale’, fjalët e thëna për Kupën e Botës për Klube nuk u interpretuan ashtu siç kisha menduar. Nuk ka asgjë më larg nga interesi im sesa të refuzoj mundësinë e të luajturit në një turne, që e konsideroj mundësi të shkëlqyer për të fituar tituj të rëndësishëm me Real Madridin".

https://noa.al/lajmi/2024/06/2439370.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd