Transmetuar më 11-06-2024, 11:30

Gjykata e Posaçme e Apelit ka nisur në orën 10:00 shqyrtimin e ankimit mbi fatin e përkatësisë së Partisë Demokratike. “Rithemelimi” përfaqësohet në gjyq nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia e ndërsa Lulzim Basha, përfaqësohet nga avokatët Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Përfaqësuesit e Berishës, kërkojnë nga trupa gjykuese mos pranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, pasi sipas tyre nuk janë palë në proces.

Teksa gjykata është tërhequr për vendim, burime pohojnë për Noa.al se vendimi do të shtyhet për një datë tjetër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd