Transmetuar më 10-06-2024, 23:37

TIRANË- Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ditën e nesërme për vulën dhe logon e Partisë Demokratike në vend. Mësohet se çështja në Apel do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë. Deri më tani, vula e PD-së ka krijuar një ndarje të demokratëve dhe mbështetësve të kësaj partie. Kjo pasi shumica e demokratëve mbështesin Sali Berishën, si kreun e PD-së, ndërkohë që Basha ka në dorë vulën dhe logon e kësaj partie, duke e bërë të pamundur futjen në zgjedhje në një parti.

Gjatë seancës së nesërme, Gjykata e Apelit do të vendos nëse do të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së. Por nëse rrëzon këtë vendim, atëherë autmatikisht do të njihet si vendim, kongresi i 18 dhjetorit dhe Basha si kryetar i PD-së.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes në Apel për rishqyrtim. Kolegji arriti në konkluzionin se Gjykata e Apelit i është shmangur detyrimeve të saj ligjore, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar, pasi garantojnë kryerjen e një procesi gjyqësor civil të rregullt, ligjor, efektiv dhe brenda afateve ligjore të arsyeshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd