Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të reja që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral. Çdo ditë astrologu i dashur italian publikon pasqyrën astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut që sillen nga noa.al përmes transkriptimit të transmetimit radiofonik në radio Lattemiele.
Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox këtë të martë 11 do të keni shumë yje në krah. Do të jeni në gjendje të ekspozoni veten, të thoni atë që mendoni pa pasur frikë nga pasojat. Janë ditë interesante edhe për çiftet, të dashuruarit apo për ata që duan të kenë një takim të veçantë.
Demi: Edhe këtë të martë Hëna në aspektin e kundërt mund të shkaktojë stres, madje edhe dëshirën për të prishur gjithçka. Tranziti i fundit i Jupiterit ka nxjerrë në pah të gjitha qoshet e errëta të jetës suaj dhe ka zbuluar ata njerëz që mendonit se ishin besnikë, por që nuk po ju dalin kështu.
Binjakët: Po kaloni një fazë me interes të madh. Çdo ditë që kalon shtohet dëshira për të lënë pas kujtimet e lidhura me të shkuarën, vështirësitë e muajve të mëparshëm, sidomos në dashuri. Këto tranzite të reja rrisin kreativitetin: Binjakët më kreativë, artistët, do të përfitojnë nga kjo.
Gaforrja: Këto janë ditë të dobishme për të zgjuar ndjenjat, për të rikthyer dashurinë në plan të parë. Aq më tepër nëse mbani parasysh faktin se, që nga java e ardhshme Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj. Duhet ta çlironi zemrën nga tensionet dhe pakënaqësitë e vjetra dhe t’u lini vend emocioneve më të bukura. Favorizohen pajtimet dhe afrimet.
Luani: Ditët e para të javës do ju japin shumë vendosmëri dhe energji. Bëhuni gati për sfida të reja për të kapërcyer. Vetëm të lindurit në fund të korrikut nuk duhet ta teprojnë, sepse kalimi i ri i Marsit në Demi mund t’i bëjë ata të ndihen më të lodhur se ç’duhet.
Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, e nesërmja premton të jetë një ditë interesante, edhe nëse më e mira do të vijë mes të mërkurës dhe të enjtes, kur Hëna hyn në shenjën tuaj. Do të jetë një antipastë, një shije e vogël e asaj që do t’ju ndodhë në ditët në vijim kur edhe Venusi do të aktivizohet sërish. Më në fund po shëroheni!
Peshorja: Nesër yjet do të nxisin një dëshirë të ripërtërirë për butësi, për të luajtur, për të qenë mes njerëzve, madje edhe për t’u dashuruar. Të gjitha marrëdhëniet që përfunduan keq duhet të harrohen, nëse nuk dëshironi të keni mosmarrëveshje të reja në gjysmën e dytë të qershorit, kur Afërdita do të jetë në kah të kundërt.
Akrepi: Nesër do të jetë një ditë tjetër mjaft e ndërlikuar. Tensionet mund të rriten, ritmi do të jetë më i shpejtë. Ata që janë të përfshirë në negociata, ata që po përpiqen të mbyllin një marrëveshje, mund të marrin diçka më shumë në ditët e ardhshme. Këto janë ditë përgatitjeje për gjysmën e dytë të muajit që do t’ju lejojë të përjetoni një rikuperim të rëndësishëm.
Shigjetari: Nëse keni tension të thellë që nga fundi i majit, duhet të bëni përpjekje që të mos e shfryni atë te njerëzit përreth, por të kontrolloni irritimin që ndjeni. Kujdes nga thashethemet! Nuk duhet t’u besoni njerëzve që nuk janë shumë besnikë.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër me Marsin sërish aktiv do të mund të festoni rezultate të mira dhe qëllime të rëndësishme për të arritur. Megjithatë, në ditët në vijim, yjet do t’ju ftojnë ta trajtoni veten me më shumë momente relaksi: keni akumuluar shumë stres!
Ujori: Nesër Hëna në opozitë mund të krijojë vështirësi të reja, disa tensione për një person. Do të duhet shumë kujdes, është më mirë të shmangni polemika të panevojshme. Të gjitha propozimet e këtyre ditëve do të duhet të shqyrtohen me shumë kujdes.
Peshqit: Nesër do të nisë një rikuperim i cili do të arrijë kulmin duke filluar nga gjysma e dytë e qershorit. Dikush mund të ketë mendime të dyta nëse thotë ose ka bërë diçka shumë të rrezikshme në fillim të qershorit. /noa.al
https://noa.al/lajmi/2024/06/2439244.html
https://noa.al/lajmi/2024/06/2439240.html
https://noa.al/lajmi/2024/06/2438238.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd