Transmetuar më 10-06-2024, 23:25

Shpërthim në një kantier ndërtimi në në Tiranë

‘Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes’, informon policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd