Durim dhe Valter Bami raportohet se janë ndaluar nga autoritetet në Dubai.
Vëllezërit Bami janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që ka kryer vrasje, tentativë vrasje dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e një sërë ekzekutimeve të bujshme.
Autoritetet në Dubai kanë shoqëruar disa persona, mes tyre edhe Durim e Valter Bamin.
Aktualisht atyre u janë marrë gjurmët e gishtave, për të provuar ligjërisht se bëhet fjalë për vëllezërit Bami.
Mbetet e paqartë nëse për ta do të nisin procedurat e ekstradimit, apo nëse do të lihen sërish të lirë, siç ka ndodhur më herët me kriminelë të tjerë shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në dosjen “Revanshi” të SPAK, Durim Bami rezulton se ishte kthyer në një armik të betuar të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, duke lidhur aleancë me klanin Duka dhe personazhe të tjerë të botës së krimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd