Transmetuar më 10-06-2024, 16:13

Një manjak seksi ka ndjekur një nxënëse minorene përpara se ta sulmojë atë në mes të ditës dhe më është larguar pasi babai i saj e ka pikasur dhe e ka ndjekur nga pas.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Irtiza Abbas ishte duke ndjekur një 15-vjeçare në Birmingham.

25-vjeçari ndoqi nga afër në një rruge dhe shikoi përreth për t’u siguruar që ai ishte vetëm përpara se ta sulmonte. Adoleshentja e tmerruar ka telefonouar babain e saj që ishte aty pranë. Ai mori vajzën e tij dhe ikën duke kërkuar Abbasin.

Ata pikasën  25-vjeçarin dhe babai i saj ka tentuar ta kapë, por pas një sherri ka shpëtuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kamera e të atit tregon Abbasin duke vrapuar në një rrugë banimi. Kjo nuk ishte vepra e tij e parë, pasi Gjykata e Kurorës së Birminghamit gjithashtu dëgjoi se ai sulmoi një student universiteti në janar pranë Universitetit Aston në të njëjtin qytet.

Ai e ndoqi 22-vjeçaren përgjatë rrugës për t’u siguruar që ajo ishte vetëm përpara se ta kapte dhe ta sulmonte seksualisht në rrugë. Abbas u burgos për dy vjet pasi pranoi se kishte sulmuar seksualisht të dy viktimat.

Abbas mohoi dy akuza për sulm seksual, por e ndryshoi deklaratën e tij kur u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit. Ai u burgos për dy vjet të premten e kaluar, por policia dyshon se ai mund të ketë sulmuar gra dhe vajza të tjera që nuk kanë dalë ende.

Pamjet tregojnë atë duke u zgjatur në rrugë dhe duke përzgjedhur me kujdes viktimat e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd