Krenaria e shqiptarëve është e rrënjosur në historinë, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Një ndër burimet kryesore të krenarisë për ne shqiptarët është historia.
Nga periudha e Ilirëve e deri te Skënderbeu e në brezat më pas, shqiptarët kanë dëshmuar guxim dhe qëndresë ndaj pushtimeve dhe padrejtësive, vlera të respektit për familjen, mikpritjes dhe nderit.
Këto vlera përbëjnë bazën e shoqërisë shqiptare dhe janë të trashëguara nga një brez në tjetrin, duke forcuar identitetin kombëtar dhe ndjenjën e përkatësisë.
Por gjithashtu na pëlqen të krenohemi me produktet tona tradicionale, sidomos dhallën, e cila për ne shqiptarët është ndër pijet më të preferuara e më freskuese.
Për të ndërlidhur shijen tradicionale dhe promovuar trashëgiminë kulturore dhe historinë e pasur të Shqipërisë, këtë verë do shihni në raftet e marketeve disa nga figurat më ikonike që kanë dhënë kontribut të pashoq në formësimin e identitetit kombëtar.
E kur bëhet fjalë për dhallën, Lufra e bën më së miri!
Kjo iniciativë ndërlidh traditat e lashta me të tashmen, duke sjellë një produkt të njohur dhe të dashur si dhalla Lufra në një format që feston krenarinë kombëtare.
Por cilat janë figurat kombëtare që do na frymëzojnë këtë verë?
Figurë pas Figure: Një Homazh për Heronjtë e Kombit
Nënë Tereza – Laureatja e Çmimit Nobel për Paqen, e njohur për përkushtimin e saj të pashoq ndaj të varfërve dhe të sëmurëve, simbolizon dashurinë dhe humanizmin. Mbretëresha Teutë – Një udhëheqëse e fuqishme e Ilirisë, e cila luftoi kundër Perandorisë Romake, duke përfaqësuar qëndresën dhe guximin.
Ismail Qemali – Themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë në 1912, që përfaqëson lirinë dhe pavarësinë e kombit. Adem Jashari – Një nga figurat më të njohura të luftës për lirinë e Kosovës, i cili simbolizon sakrificën dhe heroizmin.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Heroi kombëtar i Shqipërisë, i cili udhëhoqi rezistencën kundër Perandorisë Osmane, duke përfaqësuar qëndresën dhe strategjinë ushtarake.
Shotë Galica – Një nga heroinat më të njohura të rezistencës shqiptare, e cila luftoi për lirinë dhe të drejtat e popullit të saj.
Ndikimi i iniciativës brenda dhe jashtë Shqipërisë
Kjo nismë inovative jo vetëm që promovon figurat historike shqiptare, sidomos tek turistët e shumtë që po vizitojnë Shqipërinë, por gjithashtu rrit ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj për trashëgiminë e tyre kulturore.
Shija Legjendare e Dhallës
Konsumatorët, duke blerë këtë dhallë të veçantë, jo vetëm që gëzojnë një produkt të mrekullueshëm, por edhe bëhen pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të nderuar dhe ruajtur historinë e Shqipërisë.
Mësoni më shumë këtu
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd