Pasditja e kësaj të diele ka shënuar një trafik të rënduar në akset kryesore të vendit.
Problemet kanë nisur teksa sezoni turistik nuk ka shënuar ende pikun e tij.
Për shkak edhe të fundjavës dhe numrit të lartë të qytetarëve që zgjedhin ta kalojnë në bregdet është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës.
Trafik raportohet ndërkohë edhe në akset nga Lezha në Shëngjin.
Edhe autostrada e Elbasanit ka pasur trafik.
Fluksi i qytetarëve që shkojnë drejt jugut apo Pogradecit e Korçës kanë shkaktuar ngarkesë në qarkullimin e automjeteve.
Edhe në dalje të Vlorës në drejtim të Orikumit është krijuar një radhë kilometrike automjetesh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd