Transmetuar më 09-06-2024, 20:37

Demiri ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” me motrën, Thëllënxën. Në fillim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ai u shpreh se shpreson që situata të zgjidhet falë ndërmjetësimit. Fjalën nuk e merr ai i pari, por Thëllënxa që thotë se i ka kërkuar para borxh vëllait për të shlyer një kredi të marrë në vitin 2012, me vlerë 5 milionë lekë.

Nga kjo kredi që Thëllënxa e mori për vajzën e dhëndrin, u shlye gjysma. Dhëndri pësoi një aksident dhe Thëllënxës i sugjeruan që të merrte një kredi tjetër për ta shlyer. Thëllënxa i kërkoi ndihmë vëllait, Demirit dhe i mori 38 mijë euro, sipas dokumenteve. Ajo thotë se i ka paguar vëllait 25 milionë, por Demiri kundërshton dhe i nxjerr disa dokumente.

Thëllënxa: Këto janë mashtrimet e tua!

Demir: Thëllënxa Jaçe, kjo është e tët biri!

Thëllënxa: Një minutë, unë të kam marrë lekë borxh dhe deklaratat nuk i kemi lexuar dhe kemi vënë firmat!

Demir: Ti ke vënë firmat përpara noteres, unë e kam çdo gjë me notere këtu.

Thëllënxa: Ti gjithmonë vjen e kërcënon dhe shtëpinë nuk e merr dot ti!

Demir: Shtëpia është në emër të çupës, nuk ta marr unë, ty shtëpinë ta ka marrë shteti!

Thëllënxa: Ishte ndihma jote! Të kam dhënë 25 milionë!

Demir: Moj ti s’ke dhënë 25 milionë, kui ke lekët, ku i ke dokumentet?

Thëllënxa: Ja ku janë faturat aty!

Thëllënxa deklaron se do t’i paguajë vëllait para tepër për këtë hua. Ajo vazhdon të ngulmojë se ai do që ta nxjerrë nga shtëpia, gjë që e refuzon kategorikisht. Më pas, akuzon vëllain se i ka tradhtuar besimin duke e vjedhur.

Eni Çobani: I ke marrë vëllait 38 mijë euro apo jo?

Thëllënxa: 35!

Eni Çobani: Po 38 ke shkruar këtu!

Thëllënxa: Nuk e di si i ka shtuar ai!

Demir: Unë s’kam shkruar gjë, i ka shkruar zyra e përmbarimit!

Thëllënxa: Unë do t’i jap atij…

Demir: Bjeri pra çfarë pret?

Thëllënxa: 38 milionë, do t’i jap edhe një 5 milionësh tepër. Ia kam dhënë aty unë 25 dhe kërkon të më nxjerrë me forcë nga shtëpia!

Demir: Po do të dalësh me forcë nga shtëpia, ti do të dalësh se ajo shtëpi nuk është jotja më!

Thëllënxa: Shtëpia është imja dhe nuk e luan topi! Më ke vjedhur çelësat! Unë pata besimin më të madh te vëllai, i dorëzoj çelësat, i dorëzoj shtëpinë, më ke vjedhur! Më ke vjedhur dokumente e çelësa! Ja ku është!

Demir: Çfarë është ajo?

Thëllënxa: Ja ku e kam!

Demir: Çfarë është ajo letër bakalli?

Thëllënxa: Testamenti i shtëpisë!/tvklan.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd