Transmetuar më 09-06-2024, 18:40

Krist Dragoi prej kohësh është përfolur për një krisje në marrëdhënien e tij, Lisja Tërshana, më të cilën bëri daljen e tij të parë publike në nëntorin e vitit të kaluar, teksa inaguroi ekspozitën e ti të parë.

Ndërkohë që është spekuluar për një ndarje mes ciftit, duket se teksa ka qenë i ftuar në programin “E Diell n’Trip”, Kristi është ngacmuar lidhur me këtë temë.

Pavarësisht se nuk ka preferuar të japë shumë detaje, ka qenë Beniada ajo që ka zbuluar një sekret të ish-banorit të BBV, duke treguar se e ka parë me një vajzë tjetër në Dhërmi.

Pjesë nga intervista:

Beniada: Si është gjendja sentimentale Krist Dragoti se pash foto, portale, lexova disa gjëra pikante. Të takova edhe nëj ditë në Dhërmi, se isha me Jorin dhe të pash me një vajzë të huaj, si dy zogj të vegjël.

Kristi: Ai personi kishte mustaqe?

Mesa duket Kristi ka zgjedhur që ta anashkalojë pyetjen e Beniadës, duke mos dhënë një përgjigje të saktë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd