Transmetuar më 09-06-2024, 17:15

Gjigandi amerikan i shitjes me pakicë në internet, eBay, ka njoftuar se nuk do të pranojë më pagesa me karta American Express për shkak të "tarifave të larta në mënyrë të papranueshme" për përpunimin e transaksioneve.

Nga data 17 gusht 2024 nuk do të mund të paguhet më me karta Amex në eBay, njoftoi kompania. Në Shqipëri, këto karta janë lëshuar kryesisht nga Alpha Bank, sot OTP.

Vendimi u mor sepse shitësit me pakicë paguan më shumë se 172 miliardë dollarë tarifa vitin e kaluar për të përpunuar transaksionet me kartat Amex, më shumë sesa për pagesat me karta nga kompani të tilla si Visa dhe Mastercard, raportoi Bloomberg që citon noa.al.

American Express, reagoi duke thënë se "vendimi i eBay për të përjashtuar opsionin e pagesës me kartat American Express nuk është në përputhje me dëshirën e tyre të shprehur për të forcuar konkurrencën në shitje".

Visa dhe Mastercard kanë vendosur të ulin pak tarifat si pjesë e një zgjidhjeje në një mosmarrëveshje të gjatë që duhet t’u kursejë tregtarëve rreth 30 miliardë dollarë.

Foto: Colin Hui / Shutterstock.com

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd