Transmetuar më 08-06-2024, 13:35

Eni Shehu dhe Lei Kraja ishin mbrëmë të ftuar në “Cherry on Top” për të zbuluar risitë e emisionit “Pushime on Top” që do të na shoqërojë gjatë kësaj vere në ekranin e Top Channel.

Por jo vetëm kaq, pasi gjatë kësaj bisede në studio ishte edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili hodhi batuta me dy moderatorët e njohur.

U bë i njohur prej Nora Istrefit? Robert Berisha: Kur unë kam dalë në skenë ajo ishte 5 vjeçe, shumë shpejt ka…

Teksa moderatorja e emisionit pyeti Lein nëse ka më shumë pushime apo punë në “Pushime on Top”, Roberti duke qeshur thotë: “Të gjitha me p, pushime dhe punë”.

Ndërkohë Eni i bën ftesë Berishës për të qenë bashkëprezantues me ta, e sërish duke qeshur Roberti përgjigjet: “Nuk i preferoj treshet në emisione, por nuk është problem e bëj”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd