Transmetuar më 07-06-2024, 23:34

Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetare t’i drejtohen plazheve për t’u freskuar. Kjo ka bërë që pasditeve disa akse rrugore të kenë trafik të rënduar.

Për këtë, policia ka bërë një njoftim për drejtuesit e mjeteve, duke kërkuar për të shmangur trafikun, të përdoret si rrugë alternative rruga e vjetër interurbane dytësore Tiranë-Durrës me kalim nga Ndroqi, për ditën e premte në vajte dhe të dielën pasdite në kthim.

Njoftimi i Policisë:

Per shkak te temperaturave te larta ne fundjave, konstatohet trafik i renduar ne disa akse rrugore kombetare. Gjithashtu, si rezultat i disa aksidenteve rrugore me deme materiale ne rrugen Tirane-Durres, eshte reflektuar ngarkese me e shtuar ne rruget si me poshte:

* Rruga Interurbane Tirane-Durres dhe anasjelltas, nga Marikaj deri ne Shenavlash.

* ⁠Autostrada A3 nga Dopaj deri tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.

• Rruga Interurbane dytesore nga Luzi deri ne Derven dhe anasjelltas.

Duke konsideruar ngarkesen ne rritje te trafikut, vecanerisht pergjate fundjaves, sugjerojme qe per levizjet drejt dhe kthim nga jugu te perdoret si rruge alternative rruga e vjeter interurbane dytesore Tirane-Durres me kalim nga Ndroqi te premten dhe te shtunën ne vajtje si dhe te dielen pasdite ne kthim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd