Transmetuar më 07-06-2024, 22:09

Beqari më i kërkuar i Britanisë, Hugh Grosvenor dhe partnerja e tij Olivia Henson janë martuar

Dukesha e re e Westminsterit, Olivia Henson, mbërriti me një fustan nusërie përrallor në Katedralen Chester për të lidhur martesën me Dukën Hugh Grosvenor, i cili është kumbari i mbretit Charles, Princit George dhe Princit Archie.

Siç shihet në një video të shpërndarë në mediat sociale nga gazetari mbretëror Cameron Walker, nusja befasoi shumëkënd në sajë të buzëqeshjes së saj të ndritshme, pavarësisht motit të vështirë, ndërsa mbërriti në kishë së bashku me të atin, Rupert Henson.

Për ditën e madhe, ajo zgjodhi një fustan nusërie ngjyrë fildishi të zbukuruar me detaje të qëndisura që nuk munguan edhe në vellon e saj, nga Emma Victoria Payne.

Qëndisja përfshinte ornamente që zbukuronin velin e stërgjyshes së saj që nga viti 1880. Gjithashtu si një "vulë" personale, inicialet e saj dhe data e dasmës ishin të qëndisura.

Fundi prej sateni prej mëndafshi kishte një bisht 2 metra ndërsa gjatësia e velit ishte 6 metra. Nusja u pa gjithashtu duke përdorur këpucët e saj si "diçka blu" sipas zakonit britanik të dasmës.

Olivia e përfundoi look-un e saj duke veshur diademën Faberge Myrtle Leaf e cila u bë në vitin 1906 për nuset e familjes Grosvenor.

Në duar ajo mbante një buqetë me lule nga kopshtet e shtëpisë së familjes së Dukës, Eaton Hall.

Sipas People që citon noa.al, në mesin e 400 të ftuarve të profilit të lartë ishin Princi William dhe Princesha Eugenie. Por mungonte Princi Harry. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd