Zbulohet një skemë mashtruese në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Gjithçka bëhej në emër të një projekti me emrin “Let’s Talk Together About US24′, përmes të cilit mashtroheshin qytetarët për udhëtime falas, viza amerikane pa pagesë apo me kosto të ulët.
Reagimi i Ambasadës:
?? Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd