Transmetuar më 06-06-2024, 15:07

KOSOVË/ Noa.al- Bashkëshortja e Milan Radojiçiçit, Ema Radojiçiç raportohet se aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës. Sipas burimeve të mediave në Kosovë ajo është duke u intervistuar nga hetuesit policorë në veri nga departamenti i Krimeve të Rënda në prani të avokatit të saj.

Ende nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit. Në lidhje me këtë raportim pritet një njoftim zyrtar ku të sqarohen detaje. Milan Radojiçiç është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë ku humbi jetën reshteri Afrim Bunjaku. Pas sulmit ai pranoi se ishte organizatori ndërsa gjendet i lirë. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd