Transmetuar më 04-06-2024, 11:30

Policia e Kosovës ka raportuar në rast të vrasjes në tentativë në Lipjan. Rasti ka ndodhur më 2 qershor në ora 23:45.

“Vrasje në tentativë. Lipjan / 02.06.2024 – 23:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Në vendngjarje janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës. Rasti është duke u hetuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd