Transmetuar më 03-06-2024, 21:40
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, teksa një punonjës i burgut “Idrizovë” është sulmuar nga kolegu i tij.
Sipas informacioneve, punonjësi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij në vendin e punës. Nuk dihet ende shkaku i konflikti mes tyre, teksa i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia tha se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd