Transmetuar më 03-06-2024, 08:23
![](https://noa.al/newsImages/2024/06/417439742_875448141292176_8699899363486958879_n.jpg)
Ardita Sinani, e ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës.
Ajo është shprehur se Partia për Veprim Demokratik, ka marrë 4.075 vota.
Sipas saj, PDSH-ja i ka 3703, Aleanca 1185, APN 2850.
Pas njoftimit për fitoren, ajo ka postuar fotografi aktuale nga festa.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte përfshirë në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke mbështetur kështu subjektin politik të Shaip Kamberit e Ardita Sinanit.
“Faleminderit, me MENDJE dhe ZEMER “.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd