Përfundoi aventura e Amarissa Meidani (n.), 4 vjeçe dhe stërgjyshes së saj, Esma Meidani 76 vjeçe, duke i dhënë fund ankthit të njerëzve që i kërkonin.
Një qytetare e sensibilizuar, e njohur nga publikimi i informacionit nëpërmjet mekanizmit Amber Alert Hellas ka kontaktuar menjëherë autoritetet policore, raporton noa.al.
Gjithçka nisi me një telefonatë më 29/5/2024 në orët e mbrëmjes në “Linjën Evropiane për të Zhdukurit 116000” nga një grua e cila raportoi se më 28/5/2024 ka parë në Gizi një të moshuar me një fëmijë rreth 4 vjeç.
E moshuara shfaqej e çorganizuar, pa sens drejtimi, ndaj gruaja që e takoi e kuptoi rrezikun që ndodheshin dhe njoftoi policinë.
Më pas e moshuara dhe e mitura janë dërguar me makinë patrulle në Komisariatin e Kipselit.
Një ditë pas njoftimit të autoriteteve, më datë 29.5.2024, gruaja dhe fëmija u dërguan në një adresë banimi të treguar nga e moshuara.
Megjithatë, rezultoi se informacioni ishte i gabuar dhe as fëmija dhe as e moshuara nuk mundën të kthehen tek të afërmit e tyre, të cilët filluan t’i kërkojnë me ankth.
“Buzëqeshja e Fëmijës”, pasi u njoftua më 29/5/2024, në bashkëpunim me Autoritetet e Policisë dhe Prokurorisë aktivizuan mekanizmin Amber Alert Hellas dhe mobilizuan ekipin vullnetar të Kërkim Shpëtimit “Thanasis Makris” për kërkimin e tyre. /noa.al
https://noa.al/lajmi/2024/05/2438092.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd