Transmetuar më 02-06-2024, 19:38

Po lyente banesën e tij, 60-vjeçari në Tiranë, bie aksidentalisht dhe humb jetën.
‘Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla", duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’ njofton policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





