Transmetuar më 02-06-2024, 00:28

Këngëtarja ndau detaje nga lufta e saj me sindromën e vezores policistike, duke thënë se ajo është përballur me perioda të parregullta, peshë të luhatshme dhe kiste të dhimbshme

https://noa.al/lajmi/2024/06/2438354.html

Bebe Rexha ndau detaje të luftës së saj të vazhdueshme me sindromën e vezores policistike (PCOS) duke folur në TikTok, raporton noa.al.

Këngëtarja tha se në shkurt i kishte periodat për 20 ditë rresht dhe tani mbështetet në mjekime për të mbajtur të rregullt ciklin e saj menstrual.

Rexha tha se një kist i dhimbshëm e dërgoi atë në urgjencë dy javë më parë dhe tregoi se kishte aq shumë dhimbje saqë doktori i saj mendoi se ishte apendisiti.

Bebe Rexha. FOTO: BEBE REXHA/TIKTOK

“Nuk mund ta besoja se sa gra kanë PCOS”, tha këngëtarja, 30 vjeçe, në  TikTok, ku adresoi komentet e shumta – veçanërisht ato për simptomat që ka – dhe ndau përvojën e saj.

"Simptoma e parë ishin perioda të parregullta," tha ajo. “Shkurti ka qenë 28 ditë, menstruacionet i kam pasur 20 ditë rresht".

Bebe tregoi dhe më: "Kisha 10 ditë me perioda, një javë pushim dhe më pas 10 ditë të tjera”.

Këngëtarja tregoi se nga ana tjetër përballet edhe me cikël shumë të parregullt që bën që për disa muaj të tërë mos të ketë fare menstruacione.

Klinika Mayo shpjegon se PCOS është një çrregullim hormonal, ku “shumë qese të vogla lëngu zhvillohen përgjatë skajit të jashtëm të vezores… Cistet e vogla të mbushura me lëng përmbajnë vezë të papjekura. Këto quhen folikula. Folikulat dështojnë të lëshojnë rregullisht vezët.”

Diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës mund të jenë një ndërlikim afatgjatë i çrregullimit, shton Klinika Mayo. Periodat e parregullta dhe qimet e tepërta të trupit mund të jenë gjithashtu simptoma të gjendjes.

Dhe siç shton Klinika e Cleveland, shtimi i peshës është një shqetësim për shkak të rezistencës ndaj insulinës që zhvillojnë disa njerëz me PCOS – gjë që ndodhi me Rexhën.

Këngëtarja e "Chase It (Mmm Da Da Da)" tregoi se ajo merr metforminë, një ilaç për diabetin që ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, duke thënë se është "e vetmja gjë që më ka kthyer me të vërtetë në rrugën e duhur".

Ajo foli edhe për luftën me mbipeshën e saj, për të cilën tha se ishte një sfidë për shkak të PCOS.

“Kam shtuar shumë peshë në katër vjet. Po, shumë”, tha Rexha, e cila është shprehur publikisht për peshën e saj të luhatshme.

Ajo tregoi se po peshonte ushqimin e saj, duke u ushtruar për të djegur deri në 700 kalori dhe duke kufizuar kaloritë e saj në 1400 në ditë në përpjekje për të humbur peshë.

"Mjeku im më tha: "A mendon se është e qëndrueshme të hash 1400 kalori dhe të djegësh 700?" dhe unë thashë, ‘Jo’.

Siç thotë klinika e Cleveland, një grua 30-vjeçare aktive ka nevojë për deri në 2 400 kalori në ditë.

Ajo vazhdoi: “Mjeku im një herë më tha se një grua me PCOS mund të hajë një tas me boronica dhe do të ishte njësoj sikur një person normal të hajë një byrek të tërë apo një picë.”

Edhe pse Bebe tregoi se mjekimi i ka ndihmuar periodat e saj të kthehen në rrugën e duhur, ajo thotë se ende lufton me cistat e dhimbshme.

Bebe tregoi se si përfundoi në urgjencë dy javë më parë nga "një kist që kishte plasur". “Kisha aq shumë dhimbje, sa doktori im mendoi se ishte apendisit,” tha ajo. "Ishte kaq keq."

“Tylenol nuk funksionoi, Advil nuk funksionoi. Ndjeja se isha sëmurë në stomak. Dhimbja ishte aq e keqe. E vetmja gjë që më ndihmoi – dhe mendoj se duhet ta provoni këtë nëse keni cista – ishte një jastëk ngrohës.”

Bebe Rexha tregoi se ajo gjithashtu ka shpërthime nga PCOS ose fryhet tej mase dhe tha se është e lumtur të bëjë më shumë video për të ndarë përvojën e saj mbi këtë çrregullim.

"Unë nuk jam mjeke, por mund t’ju jap njohuritë që di," tha ajo, "sepse e di se PCOS është sëmundje vërtet e vështirë, është thjesht e keqe dhe unë kam shumë fakte, vërtet interesante." /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd